Analisti, Bedri Islami, në një vështrim të tij botuar në “Dita” ka nënvizuar se Fredi Beleri është kandidati i “Bashkimit për Fitore” në Bashkinë e Himarës. Edhe sikur qarqet më ekstremiste greke të kishin pasur të drejtën për të propozuar këtë njeri, nuk do të mund të kishin gjetur më ekstremist i lobeve naziskine greke dhe në të njëjtën kohë, aq shumë antishqiptar. Por fakti është se atë nuk e ka gjetur asnjë lob grek, nuk e ka gjetur as drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, nuk e kanë zgjedhur as mendjet e qeta dhe të urta të Himarës. E kanë zgjedhur Berisha dhe Meta, dy nga figurat politike që, sidomos në kohë fushate, shpallin veten si nacionalistët më të shquar të këtij vendi, që janë gati të sakrifikohen edhe me jetën e tyre, të bëjnë harakiri. Fredi Beleri është një strukturë njerëzore, misioni i të cilit është të ndërtojë në Shqipëri urën e helenizimit të jugut të vendit, kthimit të një shumice shqiptare në grekofonë, të përdorë kulaçin dhe kërbaçin, pra uzurpimin apo dhënien e pronave, nënshtetësinë greke si rrugë për të shkuar në Perëndim, pensionet, për këdo që deklarohet se është që në lindje me origjine greke, të dëmtojë shkollimin e fëmijëve himariotë në gjuhën shqipe, të krijojë ndasinë mes shqiptarëve autoktonë, si janë në breza e breza himariotët dhe një pakice të vetë shpallur greke, e në fund, të mund të ringrejë mbeturinat e partizës së Dules, që tani është forcë e pallogaritshme. Kandidati i “ Bashkë fitojmë” Fredi Beleri, hapi fushatën zgjedhore me flamurin grek të Vorio-Epirit. Në fakt ai është i deleguari i “Omonia”-s dhe PBDNJ-së të dyja forca regresive në politikën shqiptare.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …