Bedri Islami, ka thënë se “grupi i Tiranës” brenda Lëvizjes Vetëvendosje është e keqja më e madhe që ka përbrenda kjo parti

Ish-kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës Bedri Islami, ka thënë se “grupi i Tiranës” brenda Lëvizjes Vetëvendosje është e keqja më e madhe që ka përbrenda  kjo parti. Ai e përmendi Hysamedin Ferajn, për të cilin tha se është ekstremist, madje  edhe kundër Skënderbeut. Sipas tij Kosova dhe Shqipëria asnjëherë më parë nuk kanë pasur raporte më të këqija se tash. Ata janë njerëz që në vendin e vet kanë dështuar  çka i bëjnë Kosovës. Hysamedin Feraj është ekstremist,  Bojken Abazi po ashtu. Vetëvendosja ka të drejtë ka të drejtë të kandidojë në Tiranë por s’ka nevojë të shoje me të gjitha ministrat. Edhe ajo zonja Dejona Mihaili, po sjell në Vetëvendosje frymën e ndarjes së më  mëtejme mes Shqipërisë dhe Kosovës. Asnjëherë Kosova dhe Shqipëria nuk kanë qenë më larg”, tha analisti, Bedri Islami.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Krasniqi: Ftesa e Kurtit për Abdixhikun, test për LDK-në dhe përpjekje për të dobësuar NISMËN

Opinionisti Albert Krasniqi ka komentuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim me …