Analisti i gazetës “Dita”, Bedri Islami, shkruan se në një shtet normal, ndërhyrja e shefit të Qeverisë në punët e Drejtësisë, do të ishte absurde, por në një shtet absurd, kjo është e natyrshme. Le të mos fshihemi pas gishtit: Edhe ata që e kritikojnë e dinë se ajo që Edi Rama deklaroi në Asamblenë e socialistëve, lidhur me SPAK, reformën në drejtësi, apo ndëshkimin e krimit, sidomos kur ai është i dukshëm, do të ishte e pazakontë vetëm në një shtet të konsoliduar. Por tek ne, absurdi i politikës bashkohet me absurdin e drejtësisë, dhe njerëzve u ka ardhur në majë të hundës nga padrejtësia. Ata habitshëm shohin se si “gjynahqarë” të shkretë dënohen marramendshëm shpejt, si të ishin koka e krimit në këtë vend, ndërsa peshkaqenët e mëdhenj, njerëz të politikës, të qeverisjeve të ndryshme, oligarkë dhe zaptues sundojnë mbi ligjin, mbi të drejtën, mbi vetë sistemin. Reforma në Drejtësi me kalvarin e pamagjinueshëm të kostove nuk mund të jetë një lodhje e kotë. Në shumëçka tjetër, ashtu si i jemi ngjitur malit, po ashtu edhe jemi rrokullisur, madje rënia ka qenë më e shpejtë se ngritja, dhe çdo rënie e jona ka pasur aq shumë dramacitet dhe përdhosje…
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …