leoni

Bedri Islami: Në vitet 90-të, regjimi i Berishës kishte arrestuar, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Hashim Thaçin e të tjerë

Ish-kryetari i LPK-së, veprimtari e atdhetari, Bedri Islami, ka konfirmuar se në vitet 90-të, regjimi i Berishës kishte arrestuar, Adem Jashrin, Zahir Pajazitin, Hashim Thaçin e të tjerë. Ata janë arrestuar në raste të ndara dhe për shkak të armëmbajtjeve  pa leje. Tërë lëvizja e  Zahir Pajazitit në Tiranë ka qenë nën vëzhgim, dhe nuk ka qenë e bërë nga strukturat e Shqipërisë, ka qenë nga strukturat e ardhura në Shqipëri që bashkëpunonte me një pjesë që quhej dega e Kosovës, në shërbimin informativ të Shqipërisë. Jo vetëm Zahiri, por ai ka qenë më i njohuri, sepse kishin ardhur informacionet se Zahir Pajaziti drejtonte grupin e Llapit. Ai kishte qenë njëherë i arrestuar në Shqipëri, ishte deportuar në Jugosllavi. Po ashtu me armë ishte zënë edhe Thaçi ishte burgosur. Në një rast ishte arrestuar edhe Ademi Jashari, por nuk ishte mbajtur më shumë se dy orë, ka thënë mes tjerash, Bedri Islami, për RTV Dukagjini.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur

Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …