leoni

Bedri Islami

Bedri Islami: Nga 332 vetë sa filluan të ashtuquajturin “Revolucion të vitit 1991”, ka mbetur vetëm Sali Berisha

Ka disa ditë, që lëvizjen e re për të ardhur në pushtet përmes strukturave të Rithemelimit, drejtuesi i tyre e quan rikthim në Revolucionin e vitit 1991. Një përsëritje e tij, që në fund të fundit, do të sjellë po atë realitet që ndodhi edhe asaj kohe. Çfarë ka të përbashkët dhe çfarë jo, mes asaj që ka ndodhur 32 vite më parë dhe çfarë po ndodh sot? A mund të jenë njëkohshmëri dy “revolucionet” apo as njëri, e as tjetri, nuk ishin të tillë? Në fund të fundit, a mund të rrjedhin ujrat dy herë në të njëjtin shtrat? Fakti që opozita, përmes Berishës, e quan gjithë këtë që ndodh në shkurtin e vitit 2023, një vazhdim të asaj që ka ndodhur 32 vite më parë, do të thotë të pranosh se në më shumë se tri dekada gjërat kanë ngecur në vend, janë kthyer pas dhe kanë ndodhur rropullitë e pamenduara asnjëherë më parë. Nga viti 1991, “revolucioni” i tanishëm ka pak, ama fare pak gjëra. Kanë mbetur vetëm njeriu që i rrjeshtoi atëherë si në një formacion ushtarak dhe përreth tij, disa fosile të politikës, që si kanë ardhur në rrjetat e politikës, ashtu edhe do të ikin: të heshtur, pa lënë pas vetes asnjë emër të mirë, e për më shumë, asnjë akt që mund të ketë lidhje me forcën apo karakterin e tyre njerëzor. Nga 332 vetë që filluan “revolucionin” e vitit 1991, në detashment ka mbetur vetëm drejtuesi i tyre, Berisha, i cili i grumbulloi dhe i largoi të tjerët sa herë që humbiste pushtetin apo e merrte atë.

Në “revolucionin” e tanishëm, ai ka pranë vetes njërin nga “djemtë” që u përplasën me të, ashpërsisht, kërcënuan e dreqosën njëri-tjetrin, e linçuan politikisht apo e burgosën për pak kohë, sa për t’i treguar se, qoftë njëra rrugë, ajo e linçimit politik, qoftë rruga tjetër, ajo e burgosjes, është e hapur. Pasi bënë paraqitjet e rastit, u dashuruan. Si në të gjitha dashuritë e mëdha, që fillojnë me sherre, tmerre, braktisje, mëri e mëkate të përbashkta. të lëvizë në hapësirën që i ka krijuar vetes, pasi, ngadhnjyeshëm pret dështimin e Sali Berishës, për të rritur hapësirën e forcës së tij. Për sa kohë pranë liderit të Foltores do të jetë njeriu me bllok, aq kohë ai është i destinuar të shohë se si anija e ëndrrës të rikthimit të tij në pushtet, do të përmbytet. Askush nuk vjen në pushtet përmes dështimit. Mes dy “revolucioneve” nuk ka asnjë të përbashkët tjetër dhe gjërat nuk janë si më parë. Në vitin 1991 shumë njerëz, ndoshta një shumësi e madhe e shqiptarëve, e shihnin Sali Berishën si njeriun e ‘Shpresës së Madhe’, të besuar për t’i drejtuar ato në Kepin e Jetës Ndryshe. I dalë befas, në fakt jo edhe aq befas, në kreun e lëvizjes opozitare, në kohën e dëshpërimit të madh, përmbysjes së një sistemi dhe agonisë së kohës së prapshtë e mizore, opozita e kohës ngjallte shpresë.

Ai vetë, lideri i tyre, pavarësisht luftës brenda llojit që ishte bërë dhe goditjeve të “puçeve” brenda llojit, ishte ende i besuar. Sot ai nuk frymëzon vetëm se një grusht njerëzish, që e kanë lidhur shpresën për të riardhur në pushtet, duke shpresuar se mund të rindodhë mrekullia e vitit 2005. Shpresë humbur nga periudha Basha, që tani e mallkojnë, pasi u janë skuqur duart nga brohoritjet, rruga e tyre e vetme është mbështetje në një degë që prej kohësh është drejt tharjes. Berisha frymëzues, grumbullues i dhjetëra e dhjetëra mijëra njerëzish në çdo cep të vendit, nuk është më. Ai, i lodhur, jo nga vitet, sepse sido të jetë, ai përmbysi një gardë që mendohej se do të ishte e plotfuqishme, por nga idetë, vizioni dhe mendimi progresiv. Si mund të jetë i besuar, deri në marrjen e pushtetit, njeriu që i kthehet ideve të 32 viteve më parë dhe që përmes rrugës kërkon të vendosë mbi mendjet? Është e vështirë, në mos e pamundur. “Revolucioni” i tanishëm ka lider një figurë politike, që ndryshe nga 32 vite më parë, kur ishte njeriu i besuar i Perëndim it, tani është i braktisuri i madh, si askush tjetër në formatin e tij.

Të jesh “non grata” nga dy fuqitë më të mëdha anglosaksone, kur ishe njeriu i tyre tri dekada më parë, nuk mund të bësh revolucion apo të sjellësh përmbysje. Mungon figura kyçe: figura e një “Rajersoni” të ri, që ishte eminenca gri e opozitës së asaj kohe, që zhvishte “shpatën politike” dhe bënte thirje për ndryshim epokal, duke shpallur kredon e tij: të gjithë të tjerët, veç opozitës, jashtë radhëve. Ky “Rajerson politik” nuk ekziston më. Edhe kur të ikë Yuri Kim, siç iku Donald Lu, apo gjithë ambasadorët e tjerë të SHBA, ai nuk bëhet më dot beniaminë i tyre. Koha e tij iku. Koha që ka mbetur është e pamjaftueshme. Figura e tij poli tike nuk është ajo e një lideri të reformuar. Është ajo e një drejtuesi të deformuar. 23 vite më parë opozita kishte, në të shumtën e saj një bërthamë poloitike, e quajtur byroja politike, grumbulluar rreth ‘Bllokut’, që megjithëse e kishte pranuar turravrap pluralizmin, ishte e përgjunjur, e lëshuar, groteske dhe e anatemuar. Ajo zgjohej duke parë “RD”-në e kohës, se mos diku, mes rrjeshtave, do të kishte një artikull për to dhe ende të tronditur nga koha që po vinte, nuk mund të përballonte asgjë tjetër, veç tmerrit të saj. Qeversja e tanishme, sado të të anate mohet, qoftë edhe në disa lidhje familjare, nuk është kupola e partisë së punës dhe as mendjet më të çartura nuk mund të venë shenjën e barazimit mes tyre.

Linja e re e politikës shqiptare që sot qeveris, megjithëse 32 vite më parë dukej e zbrasur dhe e pashpresë për ringritje, duke bërë katarsin e saj, më të mënçur se sa turma e opozitës, pavarësisht se Berisha predikonte se “socialistët nuk vijnë as për 50 vite në pushtet”, në këtë periudhë “ec e ktheu” mbrapsht, ka qeverisur vendin për 18 vite, ndaj 13 viteve që ka qeverisur opozita. Në 18 vitet e qeverisjes së majtë ka pasur skandale financiare, rrëmujë, pushtet të Njëshit apo libealizëm të ngutshëm, por nuk ka pasur as fatalitetin e firmave piramidale, tragjedinë e marsit të vitit 1997, ku humbën jetën nga dhuna e rrugës rreth 4000 vetë, nuk kishte pasur as Gërdec të familjes kryeministrore dhe as 21 Janar të vetë kryeministrit. Mes dy rrugëve, sado të dhimbshme të jenë, gjithnjë synohet të zgjidhet ajo që nuk ka lënë gjurmë apo rrëke gjaku pas vetes. Opozita e kohës kërkonte ekonomi tregu, jetë shumë partiake, nedia të lirë, premtonte çekun e bardhë, hodhi në shesh teorinë zero, sapo erdhi në pushtet nisi shkretimin e gjithçkaje, votoi ligje diskriminuese, si të ishte pjellë e partisë së pu nës dhe kur e gjitha ajo që kishte ndodhur nuk ishte e mjaftueshme, të ngutshëm për të qenë sundues të përjetshëm, pas pesë viteve u gjend jashtë qeverisjes. Sot, askujt nuk mund të ia mbushësh mendjen se “ne qeverisim, bota na ndihmon”, apo se diku, në portet italiane, janë grumbulluar qindra anije, të cilat presin fitoren e PD-së për të “begatuar” Shqipërinë.

Në shkurtin e vitit 1992, njerëzit u sulën drejt Bllokut, pasi aty ishte parajsa e munguar, por ndaj cilit “bllok” të sullen tani. Blloku i byrosë politike është lojë fëmijësh përballë asaj që ka ndodhur me pasuritë e njerëzve të politikës. Dhjetëra blloqe të tilla janë krijuar në Shqipëri, të rrethuar me mure, me roje, me kamera vëzhguese, personel shtesë, pishina, jetë përrallore, në të cilat, si në bllokun e dikurshëm, nuk mund të depërtosh për të bërë një shëtitje. Vila e familjes Berisha në Lalëz apo mbi 36 pasuritë e Argita Berishës janë disa herë më të mëdha, më të fuqishme financiarisht se pasuria dhe vila e Enver Hoxhës dhe e fëmijve të tij. Vila e Ilir Metës në Lalëz, banesat dhe pasuritë e tij janë ku e ku më të mëdha se sa vila e Mehmet Shehut dhe pasuria e bijve të tij, në kohën më të mirë të qeverisjes së kryeministrit të vetëvrarë apo të vrarë. Vila e Spiro Kolekës është ku e ku më e varfër se vila e Edi Ramës. “Sheikët” e sotëm, pa asnjë meritë janë aq të pasur, saqë asnjë mendje nuk e rrok dot rrugën se si janë bërë të tillë. Këta njerëz, as nuk bëjnë revolucion, e as nuk janë frymëzues për të bërë një revolucion.

Në vitin 1991, kur opozita ishte shpresë dhe ngjallte besim, ajo nuk kishte vetëm një figurë: thuajse të gjithë ishin të tillë. Intelektualë të klasit të parë, ish të burgosur politik, që kishin ruajtur me dinjitet frymëzimin e tyre drejt kombit. Petraq Kolevica, Pjetër Arbnori, Emin Musliu, Agim Mero, Mendu Dërguti, Preç Zogaj, Neritan Ceka, Eduard Selami, Petrit Karakula, Leka Toto etj., tashmë vetëm në disa pak deputetë gjendet hija dhe rëndësia e tyre. I rrethuar përgjithësisht me mdeiokër politikë, pa vlera inteketuale, me të cilët, një njeri i lexuar dhe gllabërues librash si Berisha, nuk e di se për çfarë mund të besojë, ai nuk mund të rikthehet në ëndrrën e revolucionit, pasi “dishpejt” e tij janë në shumë raste, fantazma e një të djeshme të hidhur. Varfëria e ideve dhe mungesa e një vizioni kohor ka bërë që Rithemelimi të kthehet edhe një herë në pikën e nisjes. Rruga ka ndryshuar. Politika përballë tij, edhe ajo ka ndryshuar. Mungesa e idesë së lirisë ka sjellë deformimin e vetë konceptit të lirisë. Ngutja për të marrë pushtetin si shenjë për heqjen e “non gratës”, në një mënyrë ose në një tjetër do të sjell frutat e pjekura para kohe të dështimit.

Qeverisja e sotme, e lodhur nga brejtja brenda vetes, përballë një “revolucioni” të paskaj, pa ide dhe mbi të gjitha pa vizion, ndjehet komode. Ajo vetë e di se e ka mbushur kupën dhe se kupa mund të derdhet, jo nga revolucioni i vonuar pëdëist, por pikërisht ky revolucion do e mbrojë atë. Sepse pikënisja e gabuar nuk sjell arritjen në kohën e duhur. Ka mbi njëmijë rugë të tjera për të qenë i pranueshëm. Pavarësisht se 31 vite më parë u ke premtuar njerëzve se në politikë dhe lider i opozitës do të jesh për vetëm dy vite. Pavarësisht se asaj kohe ke denoncuar njëshat që rrinë gjatë në pushtet dhe kthehen në autokratë të pandreqshëm. Një qeverisje që i merren këmbët nga mëkatet e saj, do të gjejë gardhin për t’iu mbështetur pikërisht nga gabimet e vazhdueshme të një opozite, që duke e kthyer kohën 32 vite pas, mendon se edhe rrjedha e saj do të jetë e njëllojtë. Në fund do të ndjehet përsëri i zhgënjyer. E bashkë me të, edhe ata që presin riardhjen e Liderit. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …