Bedri Islami

Bedri Islami: Njerëzit Foltores janë po ata që mbështetën renegatët, kur kishin qenë në pushtet i kishin burgosur çlirimtarët e Kosovës

Në një shkrim autorial të botuar në “Dita”, analisti e atdhetari i mirënjohur, Bedri Islami  ka nënvizuar se   njerëzit që sot përbëjnë kreun e Foltores janë të njëjtët që mbështetën renegatët, pasi, kur kishin qenë në pushtet kishin burgosur çlirimtarët e Kosovës. Po sikur t’u them se edhe vrasjet e vellezërve Haklaj, më shumë se me luftën për pushtet që bëhej në Tiranë kishte lidhje me rrjeshtimin e tyre në dobi të UÇK-së, kur bashibozukët e Azem Hajdarit prisnin rrugën e djemve të logjistikës pasi kishin marrë një milion marka gjermane nga qeveria Bukoshi, pikërisht për këtë akt?! Po sikur të krijohej një trupë gjykimi, të paktën e ndergjegjes për të saktësuar se sa djem e vajza të Kosovës humbën jetën duke pritur armët që nuk vinin, sepse bandat e Foltores u zinin rrugët dhe nuk lejonin as Ilir Konushevcin, as Qerim Kelmendin, as Mujë Krasniqin, as Rexhep Selimin, as Kadri Veselin e Hashim Thaçin, të bënin atë pjesë të detyrës që kishin ndaj vendit të tyre!? Pak kush e di se sa jetë njerëzore ka kushtuar bllokimi i logjistikës për djemtë e Kosovës, bllokime që bëheshin nga bandat e organizuara nga Hajdari, megjithëse ai ka sot më shumë monumente edhe se Bajram Curri, Isa Boletini dhe Hasan Prishtina të marrë sëbashku!! Sepse neve na josh e keqja, ka shkruar mes tjerash, Bedri Islami.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …