Lëvizja Vetëvendosje e prirë nga Albin Kurti, njëherësh edhe shefi i qeverisë së saj, papritmas u bë pjesë e ndarjes dhe thelluesi i mëtejshëm i saj. Në të ardhmen do të jetë më e qartë ndërhyrja e tij, shkaqet dhe synimet që kishte, duke krijuar një njësi opozitare, e cila thelloi ndarjen, rriti agresivitetin, solli në fushën politike të Shkupit dhe të Tetovës mllefin, që ishte për shfaqur në rrugët e sheshet e Kosovës, kur kjo lëvizje ishte në opozitë, krijoi ndasi të reja, krahas të vjetrave, dhe, çuditërisht, megjithëse e shpallur si një lëvizje politike e së majtës progresive, Vetëvendosja e Kurtit u rreshtua me forcat politike shqiptare që janë të njohura si përkrahëse të së djathtës, përmes së cilës edhe kanë fituar disa komuna të rëndësishme në Maqedoni, por , më tej, të njohura edhe për lidhjet e tyre me lëvizje ekstreme islamike. Sidoqoftë, si forcë politike drejtuese në Kosovë ajo përçoi shembullin e keq të shtrirjes së sherreve politike në një truall tjetër, duke i dhënë të drejtën, megjithëse të pa afishuar, e ndërhyrjes së politikës serbe në ato komuna ku pakicat serbe janë shumicë. Alibia e krijuar për nacionalizmin serb do të jetë e dhimbshme, pasojat e saj do të ndjehen në të ardhmen, por , ajo që sot është më e ndjeshme, ato u ndjenë në krijimin e një sherrnaje, jo pa pasoja, mes forcave politike shqiptare në Maqedoni, tha veprimtar atdhetar dhe analisti shumë i njohur, Bedri Islami.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …