Kandidati për kryetar të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë, Bedri Maqastena, ka thënë se 22 kryetarë të pikave të kësaj partie janë gati të japin dorëheqje, pasi ai s’është certifikuar për garë nga qendra kryesore e VV-së. Maqastena tha se nuk i di arsyet dhe se qendra po refuzon t’ia dërgojë arsyet e moscertifikimit. Kandidaturën për të parin e VV-së në Besianë e kanë paraqitur vetëm dy persona, Shpejtim Bulliqi dhe Bedri Maqastena.
