Prokuroria dhe Policia e Kosovës, pas provave të faktuara të AKI, ndërmorën veprimet për arrestimin e Bedri Shabanit, ish-doganier gjatë viteve të 90-ta, dhe Muharrem Qerimit, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, të cilët akuzohen lidhur me përpjekjet e tyre për kriminalizimin e UÇK-së. Sipas burimeve, ata kanë pasur kontakte të rregullta me oficerin serb të BIA-s, Serxhan Roshiq, i cili është përmendur edhe në dëshmitë e dhëna në Hagë. Bedri Shabani dyshohet për përpjekjet për të shtrembëruar të vërtetën mbi Masakrën e Reçakut dhe për të krijuar një “Shtëpi të Verdhë” në Kosovë, të ngjashme me atë në veri të Shqipërisë. Muharrem Qerimi, pas largimit nga policia, ka vazhduar të merret me patundshmëri dhe të paraqitet si një person me ndikim në AKI ose në shërbimet sekrete vendase. Sipas informacioneve të siguruara, qëllimi i tyre ka qenë nxitja e incidenteve etnike dhe dëmtimi i imazhit të Kosovës. Prokuroria disponon prova materiale dhe dokumentacion që vërtetojnë këto veprimtari. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të ndjekur ligjërisht të dyshuarit. Mbetjet e aktivizuara të Serbisë në Kosovë nuk janë me dhjetëra por me qindra, megjithatë është mirë që të paktën të mos heshtet veprimtaria e tyre, sepse disa syresh punojnë krejt hapur dhe pa asnjë pengesë kundër shtetit të Kosovës, të ngritur mbi gjakun e dëshmorëve e martirëve. Shumë prej tyre janë dëshmitarë të mbrojtur të Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë. Serbia zyrtare mohon lidhjet me dy të arrestuarit për spiunazh në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …