leoni

Vuçiq

Befasohet Vuçiq pse i kërkohet direkt njohja e Pavarësisë së Kosovës

Në raportin përfundimtar për Serbinë në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit AFET, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i çuditur pse po i kërkohet direkt njohja e pavarësisë së Kosovës si kusht për ecjen tutje të vendit të tij drejt Bashkimit Evropian. Ai tha se “këtë e kemi vënë re, por në procesin zyrtar të negociatave në tavolinë ende është tema ‘normalizim i plotë i marrëdhënieve’ dhe askund nuk flitet për njohje reciproke”, u shpreh Vuçiq, përcjell të martën “B92”. Duke komentuar raportin përfundimtar për Serbinë në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku kërkohet që marrëveshja finale Kosovë – Serbi të ketë njohjen reciproke në thelb, Vuçiq pohoi se këtë ia ka thënë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz para pak ditësh. “Do të jetë interesant 23 qershori në Bruksel, kur duhet të merret një vendim për Ukrainën. Për herë të parë askush i gjallë në këtë tokë nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha ndër të tjera Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …