leoni

Kryeministri, Edi Rama, ka zgjedhur 12 prefektë të rinj nga radhët e ushtarakëve të lartë, jo aktivë në Ushtri

Kryeministri, Edi Rama, ka zgjedhur 12 prefektë të rinj nga radhët e ushtarakëve të lartë, jo aktivë në Ushtri

Kryeministri i Shqipërisë  Edi Rama ka bërë një lëvizje të papritur sot kur ka emëruar 12 prefektë e rinj, të cilët janë zgjedhur nga radhët e ish-ushtarakëve. “Prefektët e rinj janë përzgjedhur nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë pjesë aktive e Forcave të Armatosura”, tha Rama, duke dhënë edhe emrat:

Prefekt i Kukësit, Zenel Kuçana, kolonel në rezervë

Prefekt i Dibrës, Nuredin Shehu, kolonel në rezervë

Prefekt i Shkodrës, Cesk Millja, kolonel në rezervë

Prefekt i Lezhës, Gjergj Prendi, kolonel në rezervë

Prefekt i Durrësit, Roland Nasto, kapiten i rangut të parë në rezervë

Prefekt i Elbasanit, Maksim Malaj, gjeneral major në rezervë

Prefekt i Fierit, Bakim Bala, kolonel në rezervë, drejtori i modernizimit në Ministrinë e Mbrojtjes

Prefekt i Beratit, Railla Dafa kapiten i rangut të parë

Prefekt i Korçës, Dhori Spirollari, gjeneral brigade në rezervë

Prefekt i Vlorës, Flamur Mama, me arsim ushtarak e civil në nivelin universitar

Prefekt i Gjirokastrës, Astrit Aliaj, kapiten i rangut të parë të forcave detare në rezervë

Prefekt i Tiranës,  Suzana Jahollari, e para kolonele në historinë e FA

“Jemi në një fazë të re të procesit të qeverisjes. Pas një sërë reformash, administrativja shënoi një kapitull të ri dhe shtet-bërja. Jemi një çeljen e një faze të re, që lipset edhe një institucion i Prefektit i ridemensionuar tërësisht si përfaqësues i Kryeministrit dhe qeverisë në çdo qark. Padyshim ky institucion mbeti në hije, ndërkohë dinamika e re si edhe pritshmëritë e larta që njerëzit kanë kërkojnë një qasje dhe profil të ri të figurës së Prefektit.

Kemi ndërtuar një proces për rreth 40 ditë në mënyrë aktive por edhe skrupuloze kemi vlerësuar një numër kandidaturash nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë më pjesë e FA, por që janë mbartës të një eksperiencë të çmuar që nuk kemi luksin të mos e përdorim.

Na ka interesuar profili, pasi kemi bërë një analizë dhe kemi kaluar në filtër kandidaturat duke vlerësuar 12 Prefektët e rinj për përgjegjësinë për shërbim publik për formimin e tyre të lartë profesional“, tha tha Rama gjatë prezantimit të prefektëve.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …