????????????????????????????????????

Begaj e Basha diskutuan për një ambient më të pastër

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune, kryeshefin ekzekutiv të “Ekoregjionit” në Prizren, Nehat Basha, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin mes komunës së Malishevës dhe kompanisë, për një ambient sa më të pastër dhe rritjen e aktiviteteve, për këtë qëllim.

“Një nga prioritetet në qeverisjen e komunës, është mirëmbajtja e ambientit, përkatësisht pastrimi nga mbeturinat, pasi ambienti është degraduar tej mase”, tha kryetari Begaj gjatë takimi dhe vlerësoi lartë punën e “Ekoregjionit” në Malishevë, në kryerjen e shërbimeve, për grumbullimin e mbeturinave.

Edhe kryeshefi ekzekutiv i “Ekoregjionit” në Prizren, Nehat Basha, u shpreh i kënaqur me punën e njësisë në Malishevë. “Njësia në Malishevë, është shembulli më i mirë i punës si njësi, pasi janë rritur shërbimet pothuajse në të gjitha vendbanimet e komunës së Malishevës, e me këtë edhe vetëdijesimi i qytetarëve për këtë shërbim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …