Begaj e Berisha, takojnë protestuesit për rrugën Kijevë-Malishevë

Begaj e Berisha, takojnë protestuesit për rrugën Kijevë-Malishevë

Banorët e fshatrave që jetojnë përgjatë rrugës Kijevë-Malishevë, kanë protestuar në shenjë pakënaqësie, për vonesën e shkaktuar në rregullimin e kësaj rruge, e cila është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Muaj më parë, Ministria e Infrastrukturës, ka filluar punimet në riparimin e kësaj rruge, por ende nuk ka përfunduar rregullimi i saj.

Banorët që kanë protestuar sot, janë takuar edhe me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetarin Hajdin Berisha. Krerët e Komunës së Malishevës, i kanë sqaruar banorët, se kanë biseduar me ministrin Lekaj, dhe ky ka premtuar se brenda javës do të fillojnë punimet.

“Çdo brengë e juaja, është edhe brengë e jona. As unë nuk ndihem mirë kur ka probleme të këtilla, por këtë çështje, ditë më parë e kam biseduar me ministrin Lekaj, dhe kam marrë premtimin nga ai se brenda javës, do të fillojnë punimet, por gjithsesi se këtë shqetësim tuajin, do ta përcjellim në ministri, përsëri”, tha kryetari Begaj, duke ju drejtuar protestuesve.

Nga ana tjetër, protestuesit kanë deklaruar se “nëse brenda 30 ditëve, nuk përfundojnë punimet, atëherë do ti bllokojnë magjistralet Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë Prizren.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …