Begaj: Me hapjen e bizneseve të reja, po krijohen vende pune

“Hapja e bizneseve te reja, apo zhvillimi dhe zgjerimi i bizneseve aktuale, po gjeneron vende të reja pune dhe ne i gëzohemi këtij zhvillimi në Malishevë”, ka thënë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e ceremonisë së hapjes të qendrës tregtare “Lindi Center” në Malishevë. Me këtë rast, kryetari Begaj, e ka uruar pronarin dhe të punësuarit në këtë qendër tregtare. “Tregtia si fushë e fuqishme e zhvillimit ekonomik, në Komunën e Malishevës, është mjaftë e zhvilluar dhe çdo ditë e më shumë, po gjeneron vende të reja pune. Edhe në këtë qendër tregtare, e cila po fillon punën e saj, po ashtu janë punësuar një numër i madh i punëtorëve që ndikon në uljen e numrit të të papunëve. Ne sigurisht i gëzohemi kësaj dhe për këtë qëllim, tani e disa vite me radhë i kemi ulur apo edhe i kemi hequr taksat, në mënyrë që bizneset të mund të zhvillohen. Hapja e kësaj qendre tregtare, është treguesi më i mirë i zhvillimit, por edhe i suksesit në këtë fushë”, tha mes tjerash kryetari Begaj. Përndryshe, në këtë qendër tregtare, e cila ka filluar punën, sipas pronarit Ramadan Spahiaj, fillimisht i kanë angazhuar mbi 40 punëtor, ndërsa në të ardhmen synohet rritja e numrit të të punësuarve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …