Begaj mbajti mbledhjen e parë të Këshillit të Drejtorëve për vitin 2020

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e parë të Këshillit të Drejtorëve për vitin 2020. Me këtë rast, kryetari Begaj, i ka uruar të gjithë, që viti në vijim të jetë një vit i suksesshëm, ndërsa nga drejtorët e drejtorive komunale ka kërkuar punë dhe angazhim maksimal në realizimin e detyrave dhe detyrimeve, në bazë të përgjegjësive që i kanë si drejtues të drejtorive përkatëse. “Pavarësisht rrethanave politike të krijuara dhe problemeve që mund të dalin si pasojë e këtyre rrethanave, kërkoj nga të gjitha drejtoritë, drejtorët dhe zyrtarët përgjegjës, që të jenë të angazhuar maksimalisht në realizimin e detyrave”, ka thënë mes tjerash Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në mbledhjen e parë të Këshillit të Drejtorëve për këtë vit. Përndryshe në këtë mbledhje drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për punën dhe angazhimet e tyre, duke përfshi këtu edhe planifikimet e tyre për vitin në vijim. Gjithashtu, në këtë mbledhje u bë e ditur nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim, se ka filluar gjysmë vjetori i dytë i procesit mësimor, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Malishevës. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Administratës, ka bërë të ditur se fundi i dhjetorit dhe fillimi i janarit, kanë qenë ditë të ngarkuara me punë për shkak të kthimit të mërgimtarëve për pushime në vendlindje dhe rrjedhimisht nevojës së shtuar për pajisjen me dokumentacion, dhe të gjitha këto shërbime ju janë ofruar qytetarëve pa asnjë problem dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …