Begaj priti në takim Gianluca Figusin

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, priti në takim Komandanti Regjional të KFOR-it, Gianluca Figusin, me bashkëpunëtorë, të cilit i dëshiroi mirëseardhje dhe e njoftoi me zhvillimet në Komunën e Malishevës. Begaj në vazhdim e njoftoi Komandantin Regjional, Gianluca Figusin, me situatën pandemike me COVID- 19, ku Malisheva u prek në fillim të 12 marsit me një numër të madh të qytetarëve dhe vështirësia ishte përballja me këtë pandemi, mirëpo, shumë shpejt u aktivizuan mekanizmat institucional komunal dhe ato të nivelit qendror dhe në bashkërenditje të masave filluam zbatimin rigorozë të tyre, që nga izolimi e deri tash në masa më çliruese, por edhe sot pasojat po ndihen në të gjithë sektorët e shoqërisë. Deri tash si qeverisje lokale, kemi investuar në infrastrukturën, rrugore, trotuare, në ndërtimin e shkollave, qendrën shëndetësore, QMF, ujësjellës, kanalizime, mjedis, ndërtim të shtëpive për nevojtarët, në banimin social, bujqësi dhe degët e sajë, sport, kulturë dhe do të vazhdojmë me investime edhe në të ardhmen, më qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të jetës së qytetarëve tanë”. përfundoi Begaj. Kurse, Komandanti Regjional, Gianluca Figusi, ishte i impresionuar nga ky njoftim dhe arritjet e zhvillimit të Komunës së Malishevës, pasi ai, kishte njohuri në çfarë gjendje ishte Malisheva në vitet e pas lufte dhe tash, prandaj inkurajoj, Kryetarin Begaj që të vazhdoi me investime që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe ofroi bashkëpunim edhe në të ardhmen. Të dy palët biseduan edhe për shumë çështje aktuale si dhe u zotuan për bashkëpunim reciprok.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …