Më, 11 qershor 2017, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, në këto zgjedhje parlamentare, të drejtën e votës në Komunën e Malishevës, e patën mbi pesëdhjetë e njëmijë qytetarë, kurse të drejtën e votimit e shfrytëzuan mbi 41% e qytetarëve malishevas. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pas përfundimit të procesit të votimit, nga qytetarët malishevas, vlerësoi lartë qytetarinë dhe kulturën që treguan gjatë procesit të votimit, në të gjitha qendrat dhe vendvotimet e komunës së Malishevës.
Begaj, po ashtu vlerësoi lartë edhe mekanizmat institucional që ishin të angazhuar për mbarëvajtjen e procesit të votimit në Komunën e Malishevës, si Policia e Kosovës, Prokuroria, e mekanizma tjerë që koordinuan punën në këtë proces, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.