Në vigjilje të shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së, Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, uron të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës.
“Uroj që festa e flamurit të jetë jo vetëm një festë, por kjo datë e shenjtë për ne, të jetë një datë e unitetit dhe krenarisë. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Urime festa e Flamurit Kombëtar!”