Me rastin e festës së Kurban bajramit Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam. Me kënaqësi të veçantë ju drejtohemi të gjithë besimtarëve të besimit islam në Komunën e Malishevës e më gjerë, me urimin më të përzemërt, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Kryetari Begaj më tej në telegram urimi, shtoi, ,,Se kjo ditë është një ditë e bekuar, ku lutemi të gjithë që paqja, solidariteti, mirësia dhe toleranca të jenë virtyte mbizotëruese tek të gjithë qytetarët tanë”.
Festa e Kurban Bajramit të na bashkojë drejt këtij realizimi si bazë e së ardhmes. Kjo festë që kurorëzon mirësinë, sakrificën dhe përulësin e çdo besimtari, le të jetë edhe më e thellë e shpalosur në ndjenjat e vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjellë.
Zoti na ndihmoftë dhe na bashkoftë në punë të mira dhe në solidaritet të përhershëm me njëri tjetrin! Edhe njëherë ua uroi festën e Kurban – Bajramit të gjithë qytetarëve tanë si në vendin tonë, brenda trojeve tona etnike, po ashtu edhe diasporës kudo që ata gjenden, thuhet në urimin e Kryetarit të komunës së Malishevës Ragip Begaj.