leoni

Bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Me nderime të larta dhe me pjesëmarrje të personaliteteve të shquara të institucioneve tona, sot janë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mbahet për nder të sakrificës së kryekomandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të gjithë tjerë të rënë me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998. Po sot, në Prekaz, është bërë zbulimi i busteve të heronjve Salë e Hamit Jashari, që gjatë 5, 6 dhe 7 marsit 1998 nuk e ndalën pushkën përkrah Komandantit Legjendar Adem Jashari, duke dëshmuar së liria është më e shtrenjtë se jeta. Në këtë solemnitet kanë marrë pjesë personalitete të larta nga jeta politike, ushtarake e kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Në këto aktivitete përkujtimore kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarë komunash, kryesues të kuvendeve komunale, zyrtarë të organeve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, bashkëluftëtarë, përfaqësues të jetës ushtarake e kulturore dhe qytetarë të shumtë. Pas Prekazit, homazhe janë bërë edhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Morinë, si dhe është nderuar edhe dëshmori Miftar Rrecaj, i rënë pas sulmit të Jasharëve, ndërkaq në Tushilë është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për shtëpinë e Hetem Fazliu, e cila kishte shërbyer si bazë e UÇK-së, në të cilën gjithashtu ishin trajtuar ushtarët e plagosur gjatë luftës në Kosovë.

May be an image of 7 people

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …