Bëhet e ditur agjenda Agjenda dhe kalendari i aktiviteteve zyrtare për shënimin e 28 Nëntorit në Skënderaj

Me rastin e shënimit të festës së 28 Nëntorit, Komuna e Skenderajt nën përkujdesjen e kryetarit Fadil Nura organizon aktivitete sipas kësaj agjende:

E martë më 26.11.2024

16.00 Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skënderaj 2024 Edicioni I XIX-të – Nata e Parë – Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skënderaj.

E mërkurë me 27 nëntor

16.00 Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skënderaj 2024 Edicioni I XIX-të – Nata e Dytë – Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skënderaj.

E enjte më 28 nëntor

09.30 Homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz.

09.30. Maratona “Vrapimi I Nëntorit”

10.00 Homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë

11.00 Zbulimi I Memorialit të daljes së Parë Publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë, afër Shkollës Fillore “Halit Geci”.

14.00 Përfundimi I Maratonës “Vrapimi I Nëntorit” – 28 kilometra, ndarja e çmimeve për fituesit e garës në Sheshin “Adem Jashari”.

16.00 Nata finale e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skënderaj 2024

Të gjitha këto aktivitete organizohen nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Skenderajt z. Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron Ditën e Kushtetutës me shpresën që kjo ditë të jetë një reflektim për të gjithë ne për të respektuar dokumentin më të lartë të shtetit

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti me rastin e 9 prillit – Dita …