Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Ferizajt, ka bërë hapjen e kanalit në fshatin Sazli, që përshkon fshatrat Talinovc i Muhaxherëve, Sazli, Papaz dhe Mirash.
Hapja e këtij kanali është rreth 5 kilometra e gjatë, nëpër të cilin kalon edhe fenomeni i Bifrukacionit të Lumit Neorodime.
Po ashtu është bërë edhe pastrimi i një përroske tek Qendra e Shëndetit Mental në Ferizaj, pranë shkollës së bujqësisë “Zenel Hajdini”.
Pastrimin e këtyre përroskave po e bënë kompania e kontraktuar nga komuna e Ferizajt “Berisha Company”.