Pamje nga objekti i Shkollës “Rilindja” në Çifllak të komunës së Rahovecit pas izolimit e fasadimit të jashtëm. Është bërë zëvendësimi i dritareve të vjetra me ato të reja termoizoluese. Ka mbaruar izolimi i kulmit. Edhe ndriçimi i brendshëm dhe ngrohja, do të jenë tërësisht efiçiente. Gjatë këtyre dy muajve (korrik, gusht) do të bëhen edhe të gjitha riparimet e brendshme të mureve e të dyshemeve, dhe më 1 shtator, ky objekt shkollor do të jetë tërësisht i ri.