leoni

KUR

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv dhe Zyrtarit të Lartë Financiar të KUR”Prishtina” sh.a.,

Në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. gjatë ditës së sotme është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv dhe Zyrtarit të Lartë Financiar, në të cilën morën pjesë komisioni dhe  menaxhmenti i kësaj kompanie.

Me vendim të Bordit të Drejtorëve të KUR”Prishtina” sh.a., z. Ilir Abdullahu do të ushtrojë detyrën e UD të kryeshefit ekzekutiv të kompanisë, deri në zgjedhjen e kryeshefit të ri të këtij institucioni, i cili do të bëhet me konkurs të rregullt sipas ligjeve në fuqi.

Ua kujtojmë se z. Gjelosh Vataj  deri më tash ishte Kryeshef Ekzekutiv i kompanisë.

Ndërsa, UD i Zyrtarit Kryesor Financiar i KUR”Prishtina” është emëruar z. Sokol Duraku , në vend të z. Selatin Retkoceri .

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …