​Sot do të nderohen dëshmorët e UÇK-së të Zonës Operative të Shalës Adnan Shyti, Selim Mernica dhe Shemsi Sadiku

Bëhet shpërndarja e certifikatave të dëshmorëve të kombit

Sot në Institutin Albanologjik të Prishtinës mbahet takimi me familjarët e dëshmorëve të kombit. Në këtë takim do të bëhet shpërndarja e certifikatave të dëshmorëve të kombit, të cilët kanë rënë në fushën e nderit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës para luftës çlirimtare të Kosovës, por që deri më tani kjo kategori e dëshmorëve të kombit nuk janë njohur dëshmorë të kombit, për shkak të neglizhencës së institucioneve të Kosovës. Në takimin e përbashkët, përveç familjarëve të disa komunave të Republikës së Kosovës, janë të ftuar të marrin pjesë edhe kryetarët apo përfaqësuesit e komunave: Prishtinë, Kastriot, Fushë-Kosovë, Klinë, Shtime, Artanë dhe Istog, si dhe përfaqësues nga SHFD të UÇK-së, ngase shpërndarja e certifikatave bëhet edhe për dëshmorët e kombit nga këto komuna.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …