Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë Faton Pecit, të mos të mos reagojë nëse akuzat ndaj tij janë të pasakta. Reagimi emocional, si ai që bën ti zakonisht, mund të japë përshtypjen se është i vërtetë. Fjala më e mirë është durimi”, shkroi ai. Nëse akuzat që janë bërë ndaj teje nuk janë të vërteta, mos reago fare, ashtu siç nuk reagova unë kur ti më quajte publikisht agjent të Putinit dhe Vuçiqit. Qetësia dhe përmbajtja janë shpesh përgjigjja më e fortë ndaj kritikave të pabaza”. Ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, po kërkohen të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse ai ka ndikuar që një vëlla i deputetes së VV-së Fitore Pacollit, të përfitojë rreth 100 mijë euro grant. Lidhur me këtë, ka reaguar vet Peci. Ai deklaroi me naivitet mllef dhe arrogancë se askush nuk mund ta ndalë atë, as me ujë e as me plumba.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …