Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli kërkon nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, t’ i ndalojnë njerëzit e tyre që po e ofendojnë atë dhe familjen e tij

Deputeti, Behgjet Pacolli, u  ka bërë thirrje publike kryetares Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, që të ndërmarrin masa për të ndaluar njerëzit e tyre që po e ofendojnë atë dhe familjen e tij. Përmes një postimi, Pacolli theksoi se ofendimet dhe shpifjet që po bëhen ndaj tij nuk janë vetëm personale, por ndikojnë edhe te fëmijët e tij. Ai paralajmëroi se, nëse këto sulme vazhdojnë, mund t’i drejtohet organeve të drejtësisë për të mbrojtur integritetin e tij dhe familjes. Pacolli tha se nuk ka ndërmend të merret me individët, por kërkoi nga Osmani dhe Kurti që të verifikojnë faktet përpara se të lejojnë përhapjen e deklaratave të pavërteta. Ai nënvizoi se shpifjet dhe manipulimet me emrin e tij mund të kenë edhe pasoja ligjore, duke paralajmëruar ndërhyrjen e drejtësisë nëse është e nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …