Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, ka kritikuar deputetët e pozitës, të cilët nuk kanë votuar pro futjes në rend të ditës mocionin urgjent procedural për debat parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ai ka shkruar se deputetët e pozitës duhet ta kuptojnë se s’ka gjë më të rëndësishme se sa diskutimi për shtrenjtimin e rrymës. Pacolli ka thënë se nuk e di se si qytetarët do të përballojnë trendin e shtrenjtimit të produkteve dhe shërbimeve bazike jetësore. Qytetarët janë ata që e mbushin buxhetin e Kosovës me kontributet dhe taksat tyre dhe para tyre duhet të japin llogari këta deputet. I lig dhe i papërgjegjshëm është veprimi i tyre sot se si iu shmangën debatit për shtrenjtimin e energjisë. Qytetarët do të irritohen shumë kur në fund të muajit faturat të cilat do t’iu vijnë do të jenë të papërballueshme. Nuk di si qytetarët do të përballojnë trendin e shtrenjtimit të produkteve dhe shërbimeve bazike jetësore, ka shkruar Pacolli.
