Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e sakrificës dhe qëndrueshmërisë së popullit të Kosovës gjatë rrugëtimit të tij drejt lirisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka kujtuar të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për arritjen e kësaj dite historike. “Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë! Sot festojmë me krenari dhe dashuri sakrificën dhe qëndrueshmërinë e një populli që kurrë nuk u dorëzua. Uroj që liria dhe shpresa të ndriçojnë gjithmonë rrugën tonë drejt një të ardhmeje më të mirë, me paqe, unitet dhe zhvillim. Lavdi të gjithë atyre që kontribuan për këtë ditë historike! Urime të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar Pacolli.
