Kur kanë kaluar më shumë se gjashtë javë prej se është mbyllur karantina, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë ka filluar renovimi i konvikteve. Pjesë e renovimeve do të jenë konviktet numër 1,2,4,5 si dhe mensa e studentëve. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Administratës në Qendrën e Studenteve, Behram Behluli, theksoi se shuma e përgjithshme e planifikuar për investime është mbi 1 milion euro. Ai shtoi se dëmtime në Qendrën e Studentëve kanë shkaktuar edhe personat të cilët ishin vendosur aty gjatë kohës së karantinës. Derisa thotë se të gjitha dëmet që janë shkaktuar gjatë kohës së karantinës janë regjistruar.
