Veli Veliu: Doli në dritë përmbledhja me poezi për fëmijë, ”Kënga e re” e shkrimtarit të njohur, Behram Hoti

BEHRAM HOTI: Veli Veliu dha kontribut të çmuar në lërimin e romanit bashkëkohor

Shkrimtari, Veli Velu, në këtë kohë u dëshmua se është njëri nga shkrimtarët më të frytshëm në letërsinë shqipe me mbi 70 tituj të botuar në gjini të ndryshme letrare, për të gjitha shtresat e lexuesve. Një kontributë të çmuar ka dhënë sidomos në lirimin e romanit bashkëkohor për të rritur, por ka botuar herë pas here edhe romane për fëmijë e të rinj!

 Kohë më parë, ky autor shumë produktiv nga Bujanoci i Kosovës Lindore, e botoi në Prishtinë romanin për të rritur Udhëtimi me Metush Krasniqin, të shtatëmbëdhjetin me radhë, me 230 faqe tekst!Në qendër të vëmendjes është koha para dhe pas demonstrave të përgjakshme të vitit 1981 në Prishtinë, që i luhatën themelet e shtetit titist jugosllav! I burgosuri politik Metush Krasnqi është një nga personazhet që në mënyrë të tërthortë paraqitet në roman! Më shumë flitet për të nga njerëz të mjedisit që janë më të guximshëm në jetë! Pushteti i atëhershëm e mbante në shenjestër këtë intelektual të guximshëm që e luftoi pushtuesin jugosllav derisa ishte gjallë!Edhe në kohën kur Metushi lirohet nga burgu, pas mbajtjes së dënimit, çdo lëvizje e bënte në heshtje në pleqëri! Pra, rrallë dilte nga shtëpia e vet në Roganë dhe e përcjellte situatën e përgjithshme në vend! Shumica e qytetarëve që e njohin këtë të burgosur politik kishinë frikë ta shoqëronin në udhëtime sepse mund të dëmtoheshin nga pushteti huaj monist! Pra, frikacakët gjithnjë i largohen kontaktit me të! Pushteti i huaj dëshironte gjithnjë ta mbante të izoluar, por qytetarët me vetëdije kombëtare nuk e trajtonin si armik, siç dëshironin organet e pushtetit të atëhershëm, sepse ata e dininë se Metushi ishte sakrifikuar për të mirën e popullit të tij! Kjo shihet më së miri në roman te njëri nga personazhet kryesore Albdit Kastrati, intelektual i familjes së varfër, i cili e lëshon punën në arsimin fillor dhe kalon të punojë në organet e sigurimit të shtetit! Në punën e re të ardhurat i ka më të mira dhe e fiton një banesë shoqërore. Ai, si udhëheqësh i policisë në qytetin e vet të lindjes, një ditë me shi rastësisht udhëton me Metush Krasniqin dhe një spiun i fshatit kur merr vesh kush ka hipur në veturë të policisë, alarmohen e organet e pushtetit serb në nivel lokal dhe qendror! Menjëherë marrin masa kundër tij dhe Albditi e braktis punën dhe e humb banesën sepse kërkon shpëtim në Prishtinë, për të mos shkuar në burg! Në Prishtinë e ndihmojnë shokët e studimeve dhe ia gjejnë një vend pune sa për ta mbajtur familjen dhe për t’ i shkolluar fëmijët! Me pak fjalë kjo është përmbajtja e këtij romani!

Të theksojmë se në kohën kur autori ju përkushtua lërimit të romanit ishte krijues me përvojë në letërsi! Menjëherë pas moshës 50 vjeçare, penën e mprehu për të shkruar prozë të gjatë dhe vit pas viti i ka nxjerrë në dritë titujt e këtyre romaneve: Koka e shtrenjtë e majorit, Gruaja e drejtorit, Miku i panjohur, Afërdita në Prishtinë, Uniforma pa grada, Zana e zemëruar në izolim, Një nuse në qytetin Tregurshi (Novi Pazari), Milionieri në Kodër të Diellit, Doktori plak i grave, dhe Vëllai i kryetarit. Romane për të rinj: Pallati i tregtarit në kryeqytet, (mori çmimin vjetor për prozë më të mirë nga Karani i Shkrimtarëve për fëmijë, viti 2019), Fatbardhi në rrethim ushtarak, prozë në tri pjesë me tematikë nga lufta e funditdhe Gjeniu i Lazgushit, si dhe për fëmijë: Leka lakmon lekun, Piktori pa piktura dhe Mirditorja! 

Tematika në romanet e tij shtrihet në periudhë më të gjerë se gjysmë shekulli, pothuajse nga Lufta e dytë Botërore e këndej. Intrepretimi i këtyre ngjarjeve është realist duke i pasqyruar marrëdhëniet jo të mira shqiptaro -serbe në situata të ndryshme kohore. Përms këtyre romaneve paraqitën në mënyrë objektive vështirësitë e një komunikimi normal mes dy popujve të hasmuar shumë gjatë! Serbët si popull dominues në ish- jugosllavi, ndaj shqiptarëeve gjithnjë kanë pasur qëndrim diskriminues edhe pse në ligjet e kushtetutën e pushtetit jugosllav ishte preklamuar me pompozitet liria, drejtësia  dhe barazia e plotë mes kombe e kombsive!

Shqiptarët si popull shumicë përveç në Kosovë jetojnë në viset e tyre edhe në tri republika tjera në Serbi, Mal të Zi dhe në Republikën e Maqedosisë! Ky copëtim i tokës shqiptare në disa njësi fedreale është bërë me qëllim për ta dobësuar faktorin shqiptar! Sa i përket shqiptarëve në Kosovë në çdo kohë situata ishte shpërthyese sepse nga Lufta e Dytë Botërore u shtypën dhe u dëbuan me dhunë nga trojet e veta! Kurrë shqiptarët nuk u pajtuan me gjendjen e mjerë dhe nuk është për tu çuditur se me shqiptar u mbushën burgjet jugosllave! Edhe sot vetëm kryeqyteti i Prishtinës ka më shumë banorë se Mali i zi!

Në romanet e tij shkrimtari Veli Veliu duke rrëfyer në veten e tretë, e në ndonjë roman edhe në veten e parë, e ka pasqyruar gjendjen reale në mënyrë objetive! Vëmendja e lexuesve të kësaj kohe  përqëndrohet te tre breza shqiptarësh, gjyshi, babai dhe te djali!Motivi i dashurisë atdhetare është i fortë në prozën e tij dhe spikatet në dialogjet që zhvillohen mes pjesëtarëve të dy nacionaliteve shqiptare e serbe! Dialogjet janë interesante, sepse pas arsimimit të njerëzve tanë te disa personazhe shihet se është produkt i vetëdijes intelektuale: Jemi shqiptar, s’ jemi jugosllav!

 Romanet japin tablo të gjera të jetës shqiptare dhe bota e vjetër me të rejën kanë dallime, por konflikti kryesor është  me pushtuesin që ia ka zënë frymën jetës së lirë! Botëkuptimet e vjetra përmbysen në jetën shqiptare dhe forcat e reja përqëndrohen kryesisht për një jetë bashkëkohore të barbaratë me një trajtim të drejtë me popujt e tjerë!

Në këtë shkrim nga veprat e tij poetike e kisha vequar si botim në vete poemën Vigan Epoke, kushtuar komnadatit legjendar Adem Jasharit dhe trevës së përgjakur të Drenicës për luftën heroike që e ka bërë në mbrojtje të Kosovës!Kjo është poema e parë në Kosovë kushtuar Komandantin legjendar Adem Jasharit!

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …