Behram Krasniqi: Preventivë për të parandaluar rrezikun eventual!

Behram Krasniqi: Preventivë për të parandaluar rrezikun eventual!

Në rrugën Mehmet Kaçurri në Prishtinë, si pasojë e dallgëve të kohës, kjo shtëpi është në rrënim e sipër. Vetëm një shtyllë e vendosur në mënyrë joprofesionale, siç shihet edhe në këto foto, është duke e mbajtur këtë mur pa u rrëzuar tërësisht. Është i domosdoshëm intervenimi i organeve kompetente komunale, përndryshe ekziston mundësia që i njëjti edhe të shembet tërësisht dhe t’i rrezikojë seriozisht kalimtarët që frekuentojnë këtë rrugë. Me të drejtë thuhet se preventiva është më e mirë sesa shërimi. Prandaj duhet reaguar menjëherë në këtë drejtim për të parandaluar rrezikun eventual.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …