Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli me 49 mijë vota, rizgjedhet kryetar i Aleancës Kosova e Re

Pas përfundimit të suksesshëm të procesit të brendshëm zgjedhor për kryetar  të partisë, Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur sot konferencë për media, me ç’rast është bërë prezantimi i rezultateve përfundimtare të dala nga këto zgjedhje. Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Fatmir Matoshi, ka bërë të ditur se në votimet për President të Aleancës Kosova e Re, gjithsej kanë marrë pjesë 50,028 persona ndërsa për Behgjet Pacollin në krye të AKR-së, kanë votuar 49,411 persona (98.77%). Vota kundër kanë rezultuar 531 (1.06%), ndërsa 86 vota (0.17%) janë shpallur të pavlefshme.

Numri më i madh i anëtarëve të Aleancës Kosova e Re që kanë dalë  në votim është në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Kamenicë, Lipjan, Pejë, Prizren, Gjakovë, etj. Rezultatet e zgjedhjeve për President të Aleancës Kosova e Re i paraqiti anëtari i Komisionit Zgjedhor Nasuf Aliu, i cili paraprakisht e falënderoi anëtarësinë e AKR-së, e cila sipas tij ka qenë jashtëzakonisht e përkushtuar për mbarëvajtjen e rregullt të të gjithë procesit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …