Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli, është deklaruar rreth qëndrimit të tij në raport me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë “Hoti”. Pacolli deklaron se do ta mbështesë këtë mocion të nisur nga Lëvizja Vetëvendosje. “Mocioni i mosbesimit të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Qeverisë Hoti me arsyet e shpallura pro këtij akti është një veprim legjitim partiak. Askush nuk duhet ta kontestojë këtë. Mirëpo për shkak të dy rrethanave që përbëjnë dhe shtysën kryesore të tij, pandemia dhe dialogu me Serbinë, mocioni meriton analizë të plotë. Mocioni nuk duhet të shërbejë si rast zinxhiror për stafetën vetëvrasëse politike të Kosovës që ka zënë fill që më herët.Pandemia dhe dialogu me Serbinë nuk janë rast për ndarje, por për bashkim të klasës politike, të shoqërisë, madje dhe kombit shqiptar. Këto dy sfida me karakter global kërkojnë forcim të marrëdhënieve me perëndimin, aleatin tonë natyral dhe jo dobësim të këtyre marrëdhënieve”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …