Behxhet Pacolli: Armiku më i madh i Kosovës është skamja, e cila shpeshherë na pengon të jemi të lirë

Behxhet Pacolli: Armiku më i madh i Kosovës është skamja, e cila shpeshherë na pengon të jemi të lirë

Në Kongresin IV Zgjedhor të AKR-së kryetari i kësaj partie Behxhet Pacolli, ka thënë se varfëria është armiku më i madh i Kosovës. Ai  ka treguar se partia e tij ka plane për ta zbutur varfërinë në vend. “Armiku më i madh i Kosovës është skamja, e cila shpeshherë na pengon të jemi të lirë. AKR-ja është partia me program të qartë. AKR-ja është hartuar për ta luftuar varfërinë”, ka deklaruar Pacolli. Ai ka thënë se partia që drejton ka plane konkrete se si ta luftojë varfërinë. “Unë besoj se tani në Kosovë ka ardhur koha për liberalizim të vërtetë. Të qenit liberal nuk lidhet me fisnikëri ndaj ndonjë ideologjia, por me dashurinë për lirinë dhe barazinë. Ne kemi diçka të shenjt, e kemi rininë e do të punojmë për Kosovës, që në një mënyrë ose në tjetër të krijojmë një perspektivë”, ka theksuar Pacolli, duke shtuar se AKR-ja ka vetëdije të ecë përpara.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …