Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli në Ditën Botërore të Mjedisit ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij personale. Ai ka kritikuar të gjitha qeveritë deri më tani për menaxhim të dobët dhe për marrjen e masave për të mbrojtur mjedisin. Ndërsa ka treguar gatishmërinë e tij për të mbështetur secilën qeveri që do të punojë në drejtimin e duhur për mbrojtjen e ambientit. “Dita botërore e mjedisit. Kopshtin të cilin Perendia ia ka lënë në shfrytëzim njerëzimit, pa asnjë të drejtë morale për ta shkatërruar atë. Ligësia e madhe e njerëzve që shkatërrojnë mjedisin, po na shëndërron në njerëz që bashkëjetojmë me mbeturinat që krijojmë vet. Asnjë qeveri deri më tani nuk ishte në gjendje të marr masa për të mbrojtur mjedisin. Për shkak të disa përfitimeve meskine, po shkaktohet dëmi i madh për shoqërinë. Do ta mbështes secilen qeveri, secilin individ e iniciativë në funksion të mbrojtjes së ambientit”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …