Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka reaguar pas sulmeve ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës në Zubin Potok dhe Zveçan. Ai ka kërkuar që të reagojë Bashkimi Evropain ndaj Beogradit. Pacolli thekson se ofendimet e serbëve ndaj liderëve tanë janë të patolerueshme. “BE-ja t’i reagon sa më parë Beogradit për kërcënimet e fundit ndaj Kosovës dhe sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan. Rrugët e bllokuara të lirohen sa më parë dhe të respektohet rendi dhe ligji në pjesën verior të Kosovës. Janë të pa tolerueshme ofendimet e serbëve ndaj liderëve tanë”, shkruan ai.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …