Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar kundër vizitës së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiqit në Kosovë. Ai ka shkruar se Vuçiqi këtë vizitë është dashur ta shfrytëzoj për të kërkuar falje për krimet e bëra në Kosovë, e jo të jap deklarata fyese. Kryeministrit serb Vuçiq i them se Republika e Kosovës është shtet i pavarur, i civilizuar dhe garanton lëvizje të lirë të njerëzve nga dhe për në Kosovë. Dhe ju, Vuçiq keni shfrytëzuar këtë të drejtë dhe keni ardhur në Kosovë. Mos harroni, se ju keni ardhur pikërisht në Republikën e Kosovës, jo të ashtuquajtur. Ju keni vizituar minoritetin serb në Kosovë. Ju mund ta bëni këtë kur të doni por mos harroni se ju nuk keni të drejtë aspak të përziheni në punët e Kosovës. Ju flisni për Trepçën dhe indoktrinoni njerëz, në të njëjtën mënyrë si paraardhësit tuaj, ju po e kuptoni për kë e kam fjalën. Deklarata juaj është fyese, arrogante dhe e papranueshme. Një rekomandim; shfrytëzoni vizitën tuaj, më shumë për të kërkuar falje për krimet e bëra në Kosovë, gjë që do t’i kontribuonte pajtimit të këtyre popujve për çka kanë shumë nevojë e jo të veproni, prapë po e them, si paraardhësi juaj, të armiqësoni njerëz. Ju ende nuk e keni kuptuar se njerëzit tuaj po ashtu janë lodhur nga retorikat tuaja pseudo-patriotike e primitive!
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …