Policia malazeze hodhi të dielën gaz lotsjellës për të shpërndarë grupe demonstruesish që protestonin kundër shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi. Në këtë ceremoni që shpërfaqi ndarjet e thella në vendin e vogël buzë Adriatiku, rreth lidhjeve të tij me Serbinë fqinje. Rreth ngjarjeve në vendin fqinj të Kosovës ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli. Ai ka hedhur akuza ndaj zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq pasi sipas tij po dëmton shtetësinë e Malit të Zi dhe raportet me Kosovën. “Do të ishte një ligësi kombëtare e shqiptarëve që për qejfet apo egot e një politikani si Driton Abazoviqi të vihet në pyetje shtetësia e Malit të Zi dhe marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …