Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli, dyshon se në më shumë së 60 vendvotime LDK ka manipuluar me votat e Aleancës Kosova e Re

Kretari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka folur rreth pretendimeve për vjedhje të votave brenda listës së LDK-së. Për këtë ai ka thënë se kanë dyshime për më shumë së 60 vendvotime. Pacolli e ka akuzuar kryetarin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Muharrem Sfarqën se nuk i ka lejuar vëzhguesit nga Aleanca Kosova e Re që të jenë prezent gjatë numërimit të votave. “Ne kemi qenë në listën e Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kemi pasur një fushatë miqësore pa probleme. Besoj se do ta zgjidhim problemin vetëm duhet që KQZ të merr vendim që disa ose shumë kuti të rinumërohen”, është shprehur ai. Ndërsa ka folur për rënien e madhe të LDK-së, Pacolli ka thënë se nuk i ka rënë pishman që iu bashku LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …