Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Veriu i Kosovës po trajtohet si tokë e askujt. Andaj është e padrejtë dhe e turpshme të sulmohet kështu kryeministri Rama i cili sipas tij është zëri i vetëm që ka një ‘rezonancë të fortë në avokimin ndërkombëtar për Kosovën’ Jam i bindur se kryeministri Edi Rama ka folur për situatën aktuale në Veri, sepse realisht ajo pjesë e vendit po trajtohet sikur të ishte tokë e askujt. Kjo është thënë tërësisht në një kuptim pozitiv. Është e padrejtë dhe e turpshme të sulmohet në këtë mënyrë kryeministri, Edi Rama, nga njerëz të paedukuar që nuk kanë bërë asgjë për Kosovën përveç shpifjeve, fyerjeve apo ofendimeve. Edi Rama po mbetet zëri më i besueshëm për Kosovën në nivel ndërkombëtar, ka saktësuar Behxhet Pacolli.
