Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, deklaron se është krejt i pakuptimtë organizimi i zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Sigurisht që kjo është e papranueshme, dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Me sa di unë, kryeministri Mustafa kishte deklaruar që nuk do të ndodhë. Çfarë ndodhi? Do të na thonë tani se ‘për shkak të presionit të ndërkombëtarëve’ apo ‘do të jetë bilaterale’”, ka thënë ai. Pacolli u ka thënë se Thaçi e Mustafa janë duke punuar sipas nevojave të momentit, dhe se nuk janë të aftë të krijojnë strategji. “Në të njëjtën mënyrë e keni lënë edhe qytetarin e Kosovës, i cili improvizon mbijetesën e vet në çdo aspekt. Krejt kjo ndodhë se ju, qeveri, nuk keni vizion e as dashuri për Kosovën”, ka thënë Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …