Një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ishte vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku dhe disa policë ishin plagosur, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës. Pacolli theksoi se qasja e Qeverisë në zbardhjen e sulmit ka qenë e dobët dhe e papërgjegjshme, duke mos arritur të ndërkombëtarizojë çështjen dhe të ekspozojë Serbinë si aktore destabilizuese. Gabimet strategjike të Qeverisë Kurti kanë lejuar Serbinë të dalë më e fuqishme nga incidenti, ndërsa Kosova ka humbur mundësinë për të fituar mbështetje ndërkombëtare dhe për ta ndëshkuar Serbinë për rolin e saj në sulmin në Banjskë. Behxhet Pacolli akuzoi Qeverinë se ka dështuar në prezantimin e rastit në forume ndërkombëtaredhe se ka ushtruar presion ndaj prokurorisë për aktakuza të dobëta.
