Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka thënë se ideja e tij për një Qeveri me bazë të gjerë është keqkuptuar pjesërisht, dhe madje ëdhe është keqpërdorur. Sipas Pacollit, argumenti i tij lidhet me përgatitjet e Serbisë për ta vendosur Kosovën në arenën ndërkombëtare në një situatë të palakmueshme diplomatike. “Serbia pretendon se do të ofrojë një zgjidhje të guximshme, të përhershme dhe paqësore për çështjen e Kosovës. Për këtë arsye, ajo po përgatit një platformë e cila do të dialogohet e debatohet në shoqërinë dhe institucionet serbe, si sqaroi para do kohësh Presidenti serb Vuçiq në një shkrim autorial të tij në Blic”, ka shkruar Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …