leoni

Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli e konfirmon prishjen e koalicionit me LDK-në

Behxhet Pacolli ka vlerësuar Edi Ramën për reduktimin e numrit të ministrive në Qeverinë e Shqipërisë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe deputetii i Kuvendit të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Ai  ka vlerësuar Ramën për veprimin që ka ndërmarr për të reduktuar edhe numrin e ministrive. Uroj kryeministrin Edi Rama për kabinetin e ri qeveritar të cilin e prezantoi me emra dinjitoz dhe profesionistë të vërtetë. Veprim jashtëzakonisht i qëlluar reduktimi i ministrive nga ana e tij, në favor të efiçencës, zvogëlimit të shpenzimeve dhe eliminimit të burokracisë. Kjo është një ëndërr e imja të cilën nuk kam pasur mundësi ta realizoj ende. Në Kosovë gjithashtu duhet të zvogëlojmë numrin e ministrive. Kosova do të menaxhohet suksesshëm me vetëm 8 departamente efektive, me njerëz profesionistë dhe administratë të përgjegjshme. Edi Rama e bëri në Shqipëri atë që duhet ta bëjmë edhe ne në Kosovë ka nënvizuar, Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …