leoni

Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli: Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka dëgjuar këshillat amerikane

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka folur për takimin që kanë pasur sot në zyrën e presidentit Hashim Thaçi me zyrtarët e lartë amerikanë. Duke iu referuar kërkesës së zyrtarëve amerikanë së për pezullimin e takës, ka thënë se Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka dëgjuar këshillat amerikane. “Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane. Sot në zyrën e presidentit, në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme, njëherësh edhe anëtar i delegacionit, shtetëror për bisedime me Serbinë, bashkë me kolegët u takuam me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley. Si ekip, njoftuam partnerët tanë për punën dhe angazhimet shtetërore për përmbylljen e marrëveshjes që normalizon raportet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …