Behxhet Pacolli: Kosova njihet shtet i pavarur nga Kenia

Ish-presidenti Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se sot, Kosova ka shkruar një kapitull të ri në historinë e saj! 17 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, Republika e Kenias – një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës – ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Kjo njohje përfaqëson një fitore të madhe për shtetin e Kosovës dhe është një shenjë e fuqisë dhe vendosmërisë së popullit tonë. Flamuri i Kosovës është ngritur lart me krenari në Nairobi, një dëshmi e ecjes përpara të shtetit të Kosovës, që ka punuar pa u lodhur për të siguruar këtë moment historik. Njohja e Kenias erdhi si rezultat i një angazhimi të palodhur dhe të përkushtuar. Pas vizitave të rëndësishme, veçanërisht nga Presidenti William Ruto, i cili e njohu pasaportën e Kosovës në vitin 2023, Kenia ka bërë hapin e madh, duke shpallur zyrtarisht njohjen e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Një akt kriminal me elemente terroriste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës së tij kishte deklaruar se qeveria e tij …