Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është duke marrë pjesë në takimin e parë të fazës finale për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pacolli bashkë me presidentin Thaçi janë duke marrë pjesë në këto bisedime që janë duke u ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherini. Kështu, faza e fundit e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e quajtur si finalja e madhe filloi zyrtarisht sot në Bruksel. Për herë të parë, në këtë takim do të diskutohet për marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …