Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli tha se partia e tij do të jete konstruktive në këtë legjislaturë, dhe se do të jenë të pranishëm për të votuar gjithçka që është në të mirë të Kosovës. Ai konfirmoi se do të qëndrojë në opozitë këtë madant.“Unë dhe njerëzit e mi asnjëherë nuk do ta lëshojmë sallën, kur votohet diçka e rëndësishme, ne do të jemi këtu. Unë do t’ju votoj juve. Ta shohim nga ardhmja, mos të kthehemi në të shkuarën. Jam dhe do të mbetëm pjesë e opozitës. Çdo pikë e programit tuaj do analizohet nga unë, do t’iu përballë me dështimet tuaja, nëse ato janë të arsyeshme. Kam qenë do të mbetëm konstruktiv dhe derisa të kryhet shtet ndërtimi i Kosovës do të mbetëm ashtu. Puna e mbarë ju qoftë”, theksoi Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …