Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë ditës së djeshme u ka bërë thirrje gjithë liderëve të partive politike ta nënshkruajnë një pakt 10 pikësh për luftën kundër korrupsionit. Ndër të tjera, Veseli ka specifikuar se njëra prej pikave kryesore është që në listat e deputetëve mos të futen personat me aktakuza për korrupsion dhe nepotizëm. Një pakt i tillë, përkundër partive të tjera, është i pranueshëm për Aleancën Kosova e re. Kryetari i kësaj partie, Behxhet Pacolli, tha se do ta nënshkruajë këtë pakt. Por ai thotë që ideja për luftimin e korrupsionit brenda partive, ka qenë ide e AKR-së shumë më herët. Pacolli thotë se nuk ka nevojë që lufta kundër korrupsionit të nënshkruhet, por të tregohen rezultate në këtë drejtim. Pakti i nisur nga Partia Demokratike e Kosovës, u kundërshtua nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Partia Socialdemokrate.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …